Ibrahimoviç: E ndjej veten si bishë, si luan!

Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, zbuloi sesi ai arrin që të ketë sukses në çdo ekip, ku ai shkon.Ky futbollist suedez është në qendër të vëmendjes, sepse, edhe pse 35 vjeç, ai, rregullisht dhe pa asnjë mundim, po i tund rrjetat e portierëve kundërshtarë në Premier Ligë që, sikurse dihet, konsiderohet si kampionati më i vështirë në botë. Ibroja, deri në këtë moment, ka shënuar 26 gola me bluzën e “djajve të kuq” në të gjithë konkurrimet.

“Unë jam bishë, e ndjej veten si luan”, thotë ai për veten, duke shtuar: “Jam në një formë të mirë dhe stërvitem me këmbëngulje, të gjithë e dinë këtë. Kam përcaktuar një objektiv për këtë sezon dhe, që ta realizoj atë, unë duhet të stërvitem me këmbëngulje, të derdh shumë djersë. Unë i përkas shkollës së vjetër, duhet të punoj shumë dhe më këmbëngulje që të arrij sukses. Unë nuk i përkas shkollës së re, ku është e lehtë që të arrini atë që doni”, thotë ai.

sfidanti.al