Një yll i rëndësishëm si Fil Foden paska luajtur me 35 000 euro në javë!

Rroga e tij do të katërfishohet, por gjithsesi do të mbetet shumë më e vogël sesa e futbollistëve të tjerë të rëndësishëm të Mançester Sitit si Haland, Bernardo Silva, Ederson apo Uolker. Fil Foden do të firmosë kontratën e tij të re me 120 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 5.3-5.4 milionë paundë në sezon, apo 6.3 milionë euro në vit. Kjo do të thotë 4 herë më shumë sesa ka fituar deri tani, dhe ajo që bien në sy në lajmin që vjen nga mediat angleze është fakti se Foden ka luajtur me një rrogë relativisht të ulët për Premier Ligën, 30 000 paundë stërlina në javë. Gjithsesi, djali i ri është treguar profesionist duke pranuar këtë rrogë deri në moshën 22-vjeçare.

Sfidanti.al