Ibrahimoviç e shpreh kështu dashurinë për topin: Futbolli pa mua vdes!

Mosha ecën, dhe trupi nuk është aspak ai që ka qenë. Vetë kontrata e fundit që legjenda suedeze ka firmosur me Milanin e tregon qartë se ai nuk mundet të meritojë rrogën e dikurshme prej milionë eurosh, por vetëm një pagesë me kohë të pjesëshme, për aq kohë sa nuk do të jetë i dëmtuar. Gjithsesi, Zllatan Ibrahimoviçi mbetet po ai kur vjen puna për karakterin dhe botëkuptimit. Ibra shpesh e ka thënë se nuk dëshiron ta lerë futbollin sepse ka frikë të jetojë pa topin. Këtë herë, superylli 40-vjeçar është shprehur edhe më bukur, ndërsa ka qenë në lidhje në Instagram. “Nuk kam ndërmend të tërhiqem, – ka thënë ai, – pa mua futbolli vdes!”

Sfidanti.al