Heroi i Dinamos së Zagrebit në Champions mund të jetë vetëm Arijan Ademi!

Në fushën e Shkupit rreziku ishte i madh për eliminimin. Barazimi 2-2 në “Maksimir” e kishte vendosur në pozita të papërshtatshme Dinamon e Zagrebit, me gjasë skuadrën më të lavdishme të Ballkanit këta vjet, e cila pati nevojë për një shqiptar të Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer një ekip të shqiptarëve të po këtij shteti. Arijan Ademi këtë herë pati nevojë për yllin e ri Luka Menalo, që hyri në fushë në pjesën e dytë dhe për 10 minuta dha spektaklin e tij. Ai shërbeu asistin për golin e shënuar nga Ademi. Më pas, Menalo shënoi një gol të pastër, por që u anulua. Fitorja 1-0 ishte e mjaftueshme për kroatët që në raundin e tretë të Championsit do të përballen me Ludogorecin e Razgradit, kampionen e Bullgarisë. Një detyrë e vështirë, për realizimin e së cilës ndoshta do të jetë i nevojshëm sërish heroizmi i Arijan Ademit.

Sfidanti.al