Ç’e ka gjetur Bajernin që paguan 28.5 milionë euro për një 17-vjeçar që ka luajtur vetëm … 79 minuta!

Flasim për kohën e kaluar në ekipin e parë, ndërsa ka shkelur fushën e futbollit. Matis Tel, lojtari i ri i Bajernit të Mynihut, është vetëm 17 vjeç dhe ka luajtur vetëm 79 minuta për Stadin e Renës në elitën e futbollit francez, pra është edhe një “e panjohur” e madhe e futbollit, por edhe një bast i rrezikshëm për bavarezët. Nëse mund të bëjmë një krahasim, duke kërkuar falje, është sikur të blesh një shalqi pa provë. Gjithsesi, ky “frut” i ka kushtuar shtrenjtë kampionëve të Gjermanisë pasi paguan 20 milionë euro si bazë për të blerë kartonin, plus 8.5 milionë euro të tjera që duhet të paguhen në bazë të klauzolave. Të shohim sesi do të dalë!

Sfidanti.al