Dëmtimi i Pogbasë dhe largimi i Ramsejt, Juvja kërkon Paredesin dhe një mesfushë!

Ka dy vende bosh të paktën deri në fillim të tetorit. Kështu është gjendja tek “Zonja e Vjetër” pasi Pol Pogba dëmtoi meniskun e gjurit, dhe Aron Ramsej u largua, e Juventusi shpëtoi nga rroga e tij e lartë prej mbi 460 000 eurosh në javë, që do të thotë mbi 21 milionë euro në vit. Për uellsianin, kjo ishte dëshira e klubit dhe e trajnerit Alegri që ai të largohej, por lëndimi i francezit prishi punë. Tashmë, duhet Paredes që duhet të vijë nga Paris SG, por duhet marrë edhe një mesfushor tjetër. Për momentin, nuk është e qartë se kush do të vijë, ndërsa tek Juvja kërkojnë edhe Zaniolon e Romës.

Sfidanti.al