Përshëndetje e dhunshme e Rydigerit për Hazarin në takimin e tyre tek Reali!

Kanë qenë shokë skuadre tek Çelsi dhe kanë luajtur për dy vjet duke fituar Ligën e Europës si dhe Kupën e Anglisë. Më pas, Eden Hazari shkoi tek Reali ku nuk është se i ka ecur mbarë deri tani, ndërsa Antonio Rydigeri vazhdoi në Londër. Këtë verë u bashkuan sërish, tashmë në Madrid, por Rydigeri ndoshta mund të ketë krijuar një telash të madh për Hazarin, pikërisht ndërsa belgu po përpiqet të kthehet në formën e tij më të mirë. Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje tepër të ashpër në stërvitje në SHBA, duke e përplasur Hazarin në tokë, ndërsa u dëgjua një bërtitje e fortë. Nuk dihet saktësisht se çfarë dëmtimi mund të ketë pësuar belgu, dhe shpresa është që të mos ketë gjë, por ndërhyrja ishte vërtet e frikshme.

Sfidanti.al