Në Madrid besojnë se Laporta po luan me vetë të ardhmen e Barcelonës!

Shpenzimet e mëdha për të krijuar një skuadër të fortë, po ashtu shitja e aksioneve të bizneseve të klubit si ato të tregtimit të fanelave e suvenireve si dhe e të drejtës televizive (deri në 30 për qind të totalit), kanë krijuar një klimë që nuk ishte provuar kurrë më parë tek Barcelona. Presidenti Zhoan Laporta ka bërë veprime të guximshme dhe të forta, ndoshta me të drejtë përballë borxheve të mëdha mbi 1 miliardë euroshe. Në Madrid, mediat kryeqytetase shkruajnë se Laporta është duke luajtur me vetë të ardhmen e klubit, dhe se për të ka shumë rëndësi të ketë sukses dhe të fitojë tituj sezonin që vjen. “Për Barcelonën El Klasiko i radhës vlen mëshumë sesa për Realin”, – shkruan “Marka”.

Sfidanti.al