Ish-menaxheri i Shumaherit sulmon gruan e legjendës, Korinën si dhe Zhan Todin!

Për shumë vite ishte njeriu që ndihmoi kampionin  e madh gjerman në Formula 1 për të arritur majat e suksesit. Vili Veber, menaxheri i dikurshëm mitik i Mikael Shumaherit, ka sulmuar gruan e legjendës, Korinën si dhe ish-shefin e Ferrarit, Zhan Tod, se e kanë gënjyer dhe e kanë mbajtur larg që kur ndodhi aksidenti fatkeq në Alpet e Francës. Veberi botoi edhe një libër, me titull “Gazolina në gjak, Mikael Shumaheri, një kalë fitimtar”. Ai thotë se që nga 2013-ta kur ndodhi aksidenti gjatë skijimit, atë e kanë mbajtur larg, e kanë gënjyer dhe e kanë mbajtur në errësirë. “Më dhemb shumë edhe sot, – thotë ai, – kam dashur gjithnjë ta mbroj jetën private të Shumit, por miqte u thuhet e vërteta, nuk gënjehen”.

Sfidanti.al