Masakrohet kampioni i botës, një “pancer” bëhet për spital

Mesfushori i Shtutgartit, Kevin Groskreuc është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës. Ai ka qenë së bashku me disa miq të tij në një “pub”, por është sulmuar papritur nga dy të rinj. Këtë lajm e ka bërë publik klubi gjerman, si dhe njoftohet se pas daljes së tij nga spitali do të bëjë kallëzim penal në polici.

10

Sipas dëshmive, mesfushori është goditur me kokë dhe me grusht nga një 16-vjeçar, si dhe është sulmuar nga një 19-vjeçar, të cilët janë kapur pak larg vendngjarjes. Kevin Groskreuc ka qenë pjesë e Kombëtares gjermane në vitin 2014, kur “pancerat” fituan Kupën e Botës në Brazil.

sfidanti.al