Në moshën 40-vjeçare ende ka frikë që të ndahet nga pasioni i tij që quhet “futboll”. Zllatan Ibrahimoviç do të shkojë drejt rekordeve të tjera, ndërsa legjenda suedeze firmosi sot zyrtarisht rinovimin me Milanin. Flitet për kontratë 1-vjeçare, me rrogë që do të varet nga minutazhi në fushë dhe nga kontributi, sepse suedezi me origjinë boshnjake pranoi të hiqte dorë nga milionat e eurove i detyruar nga dëmtimet. Edhe për momentin, Ibra është i lënduar dhe po vazhdon riaftësimin e gjurit, ndaj Milanit do t’i duhet ta presë. Trajneri Pioli vazhdon të mbështetet tek talenti dhe personaliteti i tij, edhe pse ka Olivie Zhirunë dhe tani Divok Origin në qendër të sulmit si dhe Rafael Leaon pak më në krah.
Sfidanti.al