Natyrisht, ata janë burra përsa i takon moshës dhe siç ka qenë në të kaluarën, por ndonjëherë futbollistët profesionistë ngjajnë me adoleshentë që nuk dëgjojnë për t’u rritur. E kupton këtë kur kamera e klubit i filmon nga afër, dhe sjella e tyre ngjan me atë të fëmijëve të lumtur, me britma e qeshje që duket se thjesht largojnë pasigurinë. Një “takëmi” të tillë i bëri thirrje trajneri i Çelsit Tomas Tuhel, që t’i uronin mirëseardhjen shokut të tyre më të ri, Rahim Stërlingut që erdhi nga Mançester Siti. Vetë sulmuesi i Anglisë ishte shprehur me falenderime për Sitin duke shkruar se “erdha si fëmijë dhe po largohem si burrë”, ndërsa pritja në kampin e Bluve të Londrës në SHBA ishte shumë e mirë. Stërlingu 27-vjeçar u mor nga Çelsi për 50 milionë paundë stërlina dhe shpresohet të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të Tuhelit, më shumë sesa ishte për Guardiolën.
Sfidanti.al