Barça shpreson 85 milionë euro nga kartoni i De Jongut, ose … ulje rroge!

Holandezi edhe mund të mbetet në “Kamp Nou”, ndonëse dëshira më e madhe e katalanasve do të ishte që të merrnin paratë. Nga ana sportive, trajneri Ksavi Hernandez është i bindur se Frenki De Jong i bën punë planeve të tij, edhe pse nga ana financiare klubi thotë se duhet të ketë ndryshime. Barcelona e ka arritur akordin me Mançester Junajtidin për transferimin e mesfushorit, ndërsa vetë lojtari ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Gjithsesi, presidenti Laporta do të fitonte 65 milionë euro menjëherë nga largimi i tij, dhe deri në 85 milionë euro sipas klauzolave të kontratës së mundshme të transferimit. Si i bëhet nëse De Jongu do të dëshirojë të vazhdojë tek Barça? Klubi e ka njoftuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai do të ulë ndjeshëm rrogën.

Sfidanti.al