Futbollisti brazilian është 39 vjeç dhe tashmë është larguar nga “Kamp Nou”, ku u kthye për të luajtur disa muaj. Dikur, Dani Alveshi ishte pjesë e një skuadre shumë të fortë që fitoi trofe të mëdhenj me Mesin, Ksavin dhe Iniestën, ndërsa tani luajti vetëm gjysmën e dytë të sezonit, dhe largimi e ka lënë të pezmatuar. “Tek Barcelona nuk e vrasin shumë mendjen për njerëzit që bëjnë historinë në ekip, – thotë Dani Alveshi, – unë jam shumë i lumtur që e vesha sërish fanelën, por gjëja e vetme që më mërziti ishte mënyra e largimit. Do të doja që tek Barça disa gjëra të bëheshin ndryshe”. Me siguri, braziliani e ka fjalën për mungesën e një përcjelljeje siç i kishte hije, ndërsa thotë se kjo gjë ka nisur të ndodhë vitet e fundit.
Sfidanti.al