Kostoja e Romës për të ishte e lartë, dhe e vërteta është që trajneri Zhoze Murinjo nuk ka ndonjë dëshirë të madhe që të mbetet pa të. Marash Kumbulla krijoi një profil më të mirë për veten e tij në skuadrën e Serisë A gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, dhe fitoi besimin e portugezit, por gjithsesi jemi në një periudhë kur mungojnë paratë në futboll dhe transferimet janë bërë të vështira. Pra, mbrojtësin shqiptar vërtet e pëlqejnë Fiorentina dhe Torino, por kush mund të paguajë 23 milionë euro për kartonin e tij sot? E vetmja mundësi që Kumbulla të ndërrojë skuadër është në formulë huazimi, ku duhen paguar disa milionë euro, në pritje të vendimit verën e ardhshme. Vetë Kumbulla është dakord që të shkojë në një ekip tjetër ku të ketë mundësi të luajë, pasi tek Torino është ish-trajneri i tij, Juriç, ndërsa tek Fiorentina mund t’i krijohet mundësia sepse largohet Milenkoviç.
Sfidanti.al