Pas Liverpulit e Sitit, Stërlingu do të kërkojë fatin tek Çelsi

Kontrata për të do të jetë 5-vjeçare, e padyshim që rroga do të jetë shumë e mirë. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur bashkohesh me Çelsin, ndërsa Rahim Stërlingu zë vendin e lënë bosh nga Romelu Lukaku, ndonëse si sulmues janë shumë të ndryshëm. Mediat angleze shkruajnë se Mançester Siti arriti akord me blutë e Londrës për 50 milionë paundë stërlina vlerësim kartoni (afërsisht 60 milionë euro) dhe në “Stemford Brixh” do t’i japin 315 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 16.4 milionë paundë stërlina në vit, që do të thotë rreth 19.5 milionë euro në sezon. Stërling po e provon fatin me ekipin e tretë të shquar të Premier Ligës pas Liverpulit dhe Sitit.

Sfidanti.al