Nuk është hera e parë që i ndodh, por besohet është rasti më i rëndë. Rafael Nadal ka një këputje muskulore në bark prej 7 cm, sipas raportimeve të mediave spanjolle apo britanike. Ky dëmtim iu shfaq në ndeshjen çerekfinale në Uimbëlldon përballë amerikanit Tejlër Fric, të cilën më në fund e fitoi 3-2 me sete pas 4 orësh e 20 minutave. Mjekët bënë vizitën e rastit dhe zbuluan dëmtimin. Në 2009, Rafa pati një dëmtim të tillë në US Open, por vetëm me 2 cm çarje. Ai arriti deri në gjysmëfinale ku u mund nga Del Potro. Pyetja ishte a do të mundej Rafa këtë herë të ndeshet në gjysmëfinale me Qiriosin e pastaj në finale, ndoshta me Gjokoviçin?! Kjo nuk ndodhi pasi vetë Nadali u ndal pas këshillës së mjekëve dhe u tërhoq nga Uimbëlldoni!
Sfidanti.al