Çelsi e zëvendëson Lukakun me 65 milionëshin Stërling, ç’bëhet me Brojën?!

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Armando Brojën, por duket se në “Stemford Brixh” mendojnë për emra të tjerë. Edhe pse trajneri Tomas Tuhel ka vendosur ta shikojë sulmuesin shqiptar në fazën përgatitore, lajmi është që Blutë e Londrës kanë arritur akordin me Rahim Stërlingun, sulmuesin e Anglisë dhe të Mançester Sitit, i cili besohet se mund të kushtojë 55 milionë paundë stërlina, ose diçka më pak se 55 milionë euro. Me gjasë, Broja do të transferohet diku tjetër për 30 milionë paundë, dhe këto para do të jenë për të rregulluar bilancin. Stërlingu zëvendëson në një farë mënyre Romelu Lukakun, ndonëse nuk është qendërsulmues tipik. Kjo është blerja e parë e pronarit të ri, amerikanit Tod Boehli, i cili ka plane për Matijs De Ligtin në mbrojtje e kushedi edhe për Kristiano Ronaldon në sulm.

Sfidanti.al