Pepe Reina e ka harruar “pensionin”, në moshën 40-vjeçare shkon tek Vijarreali!

Sezoni i fundit ishte me Lacion në Serinë A, por nga Italia do të largohet. Flasim për Pepe Reinën, njërin prej portierëve më të mirë të 20 viteve të fundit, dhe titullar me ekipe të rëndësishëm si Liverpuli apo Napoli si dhe me kombëtaren e Spanjës shpesh herë. Në moshën 40-vjeçare do ta mbyllë epokën italiane dhe do të kthehet ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Sipas mediave në Iberi, Reina do të jetë lojtar i Vijarrealit, gjysmëfinalist i sezonit të kaluar të Championsit, pra një ekip sërish i nivelit të lartë.

Sfidanti.al