Ka pësuar 50 gola, por ndoshta Bajerni e ka mbrojtjen në rregull

Një statistikë mjafton për të krijuar një gjykim të saktë. Bavarezët në 2019-2020 pësuan plot 51 gola, por gjithsesi fituan gjithçka, që nga Bundesliga e deri tek Championsi. Këtë vit që përfundoi, Bajerni ka pësuar 50 gola, pra një më pak, dhe mezi fitoi Bundesligën, e kritikat për lojën në mbrojtje janë të forta. A kanë të drejtë ata që sulmojnë? Mediat bavareze bëjnë një analizë të repartit të prapavijës dhe zbulojnë se me Lykas Hernandezin dhe Dajot Upamekanon, trajneri Nagelsman e ka një dyshe të mirë qendre, ndërsa Pavar mund t’i ndihmojë tani që erdhi Mazraui. Bajerni ka edhe Nianzun, dhe francezi duhet të nisë të bindë pas 2 vitesh në Mynih. Shpresohet që Riçards të mundet të japë atë që pritet prej tij dhe nëse kjo ndodh, Bajerni nuk ka përse të shpenzojë në mbrojtje, ndonëse Nagelsmani e ka në plan një lojtar plus.

Sfidanti.al