Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i tij, nëse trajneri Masimiliano Alegri do ta mbajë tek Juventusi, apo do të jetë “monedhë shkëmbimi” për të krijuar financa për një klub në krizë. Kartoni i Xhakomo Vrionit shkon në 10 milionë euro, dhe të dyja varientet janë të mundshme. Gjithsesi, ish-lojtari i Juventusit, dhe sot zv. trajneri i Shqipërisë, Serxho Porrini, ka vlerësim të lartë për sulmuesin kuqezi. “Dua që Vrioni të luajë në Serinë A, – tha ai, – është një sulmues i vërtetë, me cilësi të larta, i fortë me kokë, edhe të majtën e ka të shkëlqyer. Xhakomo ka pasur probleme fizike, por shkëlqeu në Austri. Ai nuk është vlerësuar në Itali ashtu siç duhej. Do të isha i lumtur nëse do të luante në Serinë A, pasi është më i fortë sesa shumë kolegë të tij që luajnë aty”.
Sfidanti.al