NBA, Irving ka 6 ekipe të preferuara, mes tyre Dallasi i Donçiçit!

Ky yll duket gjithnjë e më larg Bruklinit, edhe pse ka mundësi të rinovojë sërish kontratën me vlerë 36.9 milionë dollarësh. Kajri Irving megjithatë duket se është larg Netsave, edhe pse mund të mbetet në Nju Jork. Mes ekipeve që i pëlqejnë, sipas një liste që është botuar në media, është janë edhe Niksat njujorkezë, por padyshim edhe Lejkërsat e Klipersat në Los Anxhelos, Majemi Hit, Filadelfia Siksers dhe Dallas Maveriks. Tek Lejkërsat do të bashkohej sërish me Lebron Xhejmsin, ndonëse nuk u ndanë mirë nga Klivlendi, po ashtu do të gjente Entoni Dejvisin, por nuk dihet nëse mund të luante në një ekip me Rasëll Uestbrukun, sepse bëhen shumë “gjela”. Flitet shumë se Kajrit i pëlqen Dallasi i Donçiçit, edhe pse mediat e japin si çështje të ndërlikuar.

Sfidanti.al