Është momenti i tij, ndërsa padyshim që po flasim për një nga basketbollistët më të talentuar dhe më të suksesshëm të NBA-së. Stefën Kërri është kampioni në fuqi i lojës së koshit në SHBA, po ashtu lojtari më i mirë i finaleve dhe shënuesi më i mirë për tri pikë në të gjitha kohët. Ai është “mbreti” i “dinastisë” së Golden Stejt Uorriorsave dhe në kohë festash i falet gjithçka. Për këtë arsye, ai festoi në mënyrë të veçantë dhe ekstravagante, duke mbajtur në një dorë trofeun MVP (të lojtarit më të mirë të finaleve) dhe një shishe tekila me vlerë rreth 1 000 USD. Kjo, sipas mediave amerikane. Përse ajo shishe tekila, që Kërri e puthte po aq sa trofeun, vlente aq shumë? Sepse ishte prodhim i vitit … 1942!
Sfidanti.al