“Çështja polake” është kthyer në një temë të nxehtë këto kohë në futboll, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe me emrat e përfshirë në “lojë”. Robert Levandovski dëshiron të largohet nga Bajerni, por sulmuesi ka marrë kritika edhe nga një patriot i tij. Artur Vihniarek, ish-sulmues që ka luajtur në Gjermani për Hertën, Bilefeldin dhe Ingolshtatin, deklaron se Leva ka gabuar me sjelljen e tij. “Mendoj se është shumë shqetësuese ajo që ai ka thënë së fundmi për klubin e tij, – shprehet Vihniareku, – mendoj se Robert Levandovskit i kanë dhënë një këshillë të gabuar. Mendoj se agjenti i tij, Pini Zahavi, nuk është shumë i pëlqyer tek Bajerni. Mendoj se aid he Levandovski duhej të kishin biseduar me klubin për ta zgjidhur në mënyrë të brendshme këtë çështje”. Gjithsesi, Vihniareku fajëson edhe Bajernin pasi sipas tij klubi gënjeu për Halandin, duke vepruar pas krahëve të Levandovskit.
Sfidanti.al