Drejtori sportiv ka qenë për shumë vite një trajner dhe një njeri që e ka ndjekur futbollin nga disa këndvështrime. Si teknik nuk arriti suksese të mëdha dhe i dha fund në 2005 pasi punoi me shumë ekipe në Portugali. Ai u bë i njohur nga 2013 deri në 2016 si drejtor sportiv i Monakos, duke afruar lojtarë që më pas u bënë të famshëm si Falkao, Mutinjo. Hames Rodrigez, Fabinjo, Marsial, Rikardo Karvaljo, Bernardo Silva e të tjerë. Pasi punoi edhe me Lilën dhe ishte pjesë e stafit që fitoi titullin në Francë, ka firmosur për Paris SG. Mediat shkruajnë se Kamposi po bën punën e duhur me PSG-në dhe priten lojtarë si Milan Shkriniar, Vitinja apo Skamaka. Detyra e tij kryesore është që të realizojë largimin e Nejmarit.
Sfidanti.al