Ishte koha kur shumëkush po e vinte në dyshim, ndërsa basketbollisti me trup të vogël sikur e ndjente veten të tepërt edhe pse ishte vetëm 24 vjeç. Në 2012, Stefën Kërri dhe Golden Stejt Uorriorsët firmosën një rinovim 4-vjeçar të kontratës, dhe kjo u bë më pak para, në bazë të standardeve të NBA-së. Kërri do të merrte 44 milionë USD gjithsej, pra 11 milionë dollarë në vit, një shumë mjaft e ulët për yjet kryesorë të basketbollit amerikan. Gjithsesi, pasi fitoi titullin e 4-ët në 8 vjet, Kërri deklaroi se ai rinovim ndihmoi Golden Stejtin që të krijonte një ekip të madh. Me paratë që u kursyen nga ai, u morën dhe u paguan Klej Tompsoni, Drejmond Grini e më pas Kevin Duranti. “Ajo ishte kontrata më e favorshme në historinë e NBA-së, – thotë ai, – nuk i qaj aspak paratë që nuk i mora në atë kohë, sepse ne krijuam ekip të madh dhe fituam tituj”.
Sfidanti.al