Barcelona të paktën ia dyfishon klauzolën Gavit: 100 milionë euro!

Deri këto ditë, çdo klub mund të trokiste në derën e “Kamp Nout” me 50 milionë euro në xhep dhe të thoshte: “Dua Gavin”! Nuk do të jetë më kështu, ndonëse edhe vetë mesfushori 17-vjeçar nuk kishte deklaruar kurrë se dëshironte të largohej nga Barcelona. Mediat spanjolle njoftojnë se klauzola e transferimit në kontratën e Gavit do të dyfishohet automatikisht për të arritur në 100 milionë euro. E përditshmja “Marka” shkruan se kjo do të ndodhë tani në qershor, por nuk saktëson se kur. Ndoshta, në fund të muajit. Me kosto 100 milionë euro, do të jetë më e lehtë që Barça të bisedojë në qetësi me Gavin dhe agjentin e tij, Ivan de la Penjën (për koincidencë, një emër i madh i Espanjolit), sepse vështirë që ndonjë klub të japë 100 milionë euro për një futbollist vërtet shumë të mirë, por që nuk është sulmues.

Sfidanti.al