Humbim me Izraelin, tifozët thonë se “Shqipëria nuk bëhet”!

Natyrisht, kjo është një batutë dhe mund të ndodhë si në kohën e Xhani De Biazit, kur u shkatërruam prej izraelitëve 0-3 në “Elbasan Arenë” për të fituar 3-0 në fushë kundërshtare disa muaj më vonë. Këtë herë humbja në “Arenën Air Albania” ishte shumë më e “butë”, vetëm 1-2, në një ndeshje që u duk pak a shumë e barabartë, ku na u dha dhe na u hoq një penallti, na u anulua një gol, ndërsa Izraeli u duk pak më shumë skuadër se ne, ndërsa ne patëm disa individë më të spikatur.

Armando Broja kaloi në epërsi ekipin kombëtar në fundin e pjesës së parë, me penalltinë e dytë të akorduar për ne. Solomon përmbysi ndeshjen pas pushimit me dy golat e tij, ndërsa izraelitët patën raste që në pjesën e parë. Reja këtë herë bëri “autokritikë” duke hedhur në fushë Asllanin e Bajramin titullar, e duke ndryshuar krejt sulmin me Brojën e Uzunin, në vend të Cikalleshit e Seferit, ndërsa në mbrojtje prishi punë mungesa e Kumbullës. Gjithsesi, kombëtarja nuk u tregua sa duhet skuadër, duke bërë lojë kaotike në pjesën e parë, me shumë gabime dhe pak aftësi për qarkullim topi, edhe pse ishin Asllani e Bajrami. Të shohim nëse vërtet mund të kemi shanse për vendin e parë në grup pas kësaj humbjeje, ndërsa mund ta përsërisim si batutë atë që thonë tifozët, por edhe qytetarët e këtij vendi se “Shqipëria nuk bëhet”.

Shqipëri-Izrael 1-2 (Broja 45’+2 (p), Solomon

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Veseli (Çekiçi 84’), Gjimshiti, Balliu, Abrashi (Vrioni 84’), Asllani (Abrashi 59’), Bajrami (Gjasula 68’), Hysaj, Broja, Uzuni (Balaj 84’).

Izraeli (4-3-3): Marciano, Dasa, Vitor, Goldberg, Lajdner (Menahem 64’), Perec, Xhaber, Karzev (Safuri 46’), Abada, Vajsman (Dan Glazer 90’), Solomon (Dabur 81’).

Sfidanti.al