Kjo kontrata e propozuar për Manenë na kujtoi kontratat e Ronaldinjos e Bergkampit

Në Angli, por edhe në Gjermani u habitën me krijimtarinë e drejtuesve të Bajernit që menduan një klauzolë të tillë në kontratën e sulmuesit të Liverpulit. Fjala është që Bajerni do të paguante 6.5 milionë paundë vetëm nëse Sadio Maneja do të fitonte 3 herë Topin e Artë, gjë që është njëlloj sikur të kalosh ylberin. Kjo lloj kontrate kaq e pazakonshme na kujton disa nga kontratat që u bënë realitet në të kaluarën. Në 2011, Ronaldinjo iku nga Milani për tek Flamengo duke vendosur një klauzolë sipas së cilës mund të bënte jetë nate 2 herë në javë dhe të mos gjobitej. Dëshira iu plotësua dhe legjenda luajti 18 muaj aty. Shembull më vete Denis Bergkampi. Sulmuesi holandez kaloi nga Interi tek Arsenali në 1999 duke vendosur kusht që të mos udhëtonte kurrë me avion me ekipin. Nuk e donte fluturimin. Kështu u bë, por Arsenali i hoqi 100 000 paundë nga rroga.

Sfidanti.al