“Ëndrra katalanase”, kanë 500 milionë euro borxh, duan Bernardo Silvën!

E përditshmja “El Mundo Deportivo” është euforike që në kopertinë, dhe faqen e parë e hap me një fotomontazh të madh të dy mesfushorëve, Frenki De Jongut dhe Bernardo Silvës. Morali i fabulës është që holandezi nuk është në planet e trajnerit Ksavi Hernandez, pra mund të shkojë tek Mançester Junajtidi në këmbim të nja 75-80 milionë euorve (nëse do të jepen). Dakord, anglezët e kanë bërë ofertën e parë, por tek Barcelona “shohin ëndrra me sy hapur”. Edhe pse njëri nga drejtuesit thotë se na duhen 500 milionë euro për të shpëtuar klubin, edhe pse La Liga i pengon të marrin Levandovskin për shkak të gjendjes financiare, synimi duket se është Bernardo Silva i Mançester Sitit. Këtu ka dy probleme, së pari Guardiola nuk ka ndërmend të mbetet pa portugezin, dhe së dyti kartoni i tij vlerësohet në treg 75 milionë euro, por Siti do të kërkonte padyshim mbi 100 milionë.

Sfidanti.al