Gjuan arbitrin me shishe, por nuk merr karton të kuq!

Ndodhi në “Hampden Park” të Gllazgout, në ndeshjen Skoci-Armeni të fituar 2-0 nga vendasit. Pasi skocezët ishin 2-0 në epërsi, ata shënuan edhe një gol të tretë, veçse që ishte në pozicion të qartë jashtë loje. Çuditërisht, arbitri kryesor dhe ndihmësi i tij në vijën anësore nuk sinjalizuan gjë, dhe u desh ndërhyrja e VAR-it për ta anuluar atë rrjetë. Në momentin, që topi hyri në rrjetë dhe arbitri kryesor e dha golin të rregullt, mbrojtësi i Armenisë, Arman Hovhanisian, nuk i përmbajti dot më nervat dhe mori një shishe plastike pranë portës (ishte bosh) dhe e hodhi në drejtim të arbitrit anësor. Për fatin e tij, VAR-i vërtet e anuloi golin, por nuk e sinjalizoi për karton të kuq.

Sfidanti.al