A do të mund t’ia dalë klubi katalanas në këtë operacion gjigand dhe thuajse të pamundur? Mediat pranë Barcelonës informojnë se presidenti Zhoan Laporta ka sqaruar njerëzit e tij se duhet të bëhen sakrifica të mëdha dhe duhen ulur rrogat e skuadrës me 160 milionë euro. Diçka e jashtëzakonshme, e cila mund të mos arrihet as duke larguar Dembelenë, Ymtitinë apo edhe De Jongun. Padyshim që duhet që veteranët si Pike apo Buskets të bëjnë sakrificat e tyre, ndërsa rinovimet me lojtarë si Gavi, Pedri apo Arauho rrezikohen nga gjendja financiare. “Na duhen 500 milionë euro për të shpëtuar klubin”, – thotë drejtuesi i lartë Eduard Romeu.
Sfidanti.al