Kapiteni Lorenco Insinje tashmë ka thënë “lamtumirë” ose të paktën një “mirupafshim” me një pikëpyetje të madhe. Përveç tij nga skuadra e Napolit mund të largohen edhe disa nga lojtarët kryesorë dhe kjo të bëjë që presidenti De Laurentis dhe trajneri Spaleti të detyrohen ta nisin gjithçka thuajse nga e para. Për këtë arsye, në Itali thonë se kjo verë dhe sezoni i ardhshëm mund të quhen “viti zero” për napolitanët. Ndër ata që mund të ikin janë Dris Mertens, Fabian Ruiz dhe Kulibali, e padyshim edhe Viktor Osihen. Të larguar janë Gulam dhe Lolo, ndonëse këta të dy janë zëvendësuar.
Sfidanti.al