Lejkërsat e famshëm caktojnë një ndihmëstrajner si trajnerin e tyre

Përvoja e tij e vetme përveçse si basketbollist, ishte që punoi për 3 vjet në krah të Majk Badenholzerit tek Miluoki Baksat, duke fituar edhe titullin kampion. Tashmë, Darvin Ham është caktuar si kryetrajner tek Los Anxhelos Lejkërsat e famshëm, duke zëvendësuar Frenk Vogelin. Ky i fundit u shkarkua një ditë pas përfundimit të sezonit të rregullt, të cilin Lejkërsat e mbyllën me një rezultat nga më të këqinjtë në histori, me 33 fitore e 49 humbje, por nuk duhet harruar se me Vogelin u fitua titulli i 17-të në historinë e klubit. Lejkërsat u shprehën të lumtur me arritjen e marrëveshjes me Hamin, po ashtu trajneri i ri mori një përshëndetje të nxehtë nga Lebron Xhejms. Pritet se çfarë do të bëjë skuadra e vjetër kaliforniane sezonin që vjen me Lebronin gati 38 vjeç, me Uestbrukun, dhe me Entoni Dejvisin që pati dëmtime.

Sfidanti.al