Lojtarët ukrainas përshëndeten me lot në sy me 2 000 tifozët në Kardif!

Ishte beteja e tyre e fundit, të paktën për këtë edicion, dhe ishte më e rëndësishmja për vetë kohën në të cilën ndodhi. Kombëtarja e futbollit e Ukrainës e ndjeu veten në një mision për të shkuar në Kupën e Botës, ashtu si ushtria ukrainase po lufton në një mision shumë të vështirë kundër ushtrisë ruse që ka sulmuar vendin. Pasi fituan luftën ndaj Skocisë në Gllazgou, duke krijuar një entuziazëm të madh në Europë, ukrainasit nuk ia dolën ndaj Uellsit në Kardif, dhe nuk do të jenë në “front” në Kupën e Botës në Katar në nëntor. Futbollistët ishin shumë të dëshpëruar e të prekur, sepse ata e ndjenin si detyrim që të kualifikoheshin, për më tepër ishte një autogol i Roman Jaremçukut që i dënoi. Lojtari me numër 7 ishte me lot në sy, ashtu si shumë të tjerë që bënë një përshëndetje me rreth 2 000 tifozë që kishin arritur të blinin bileta për në stadiumin e Kardifit. Tashmë, ata duhet ta ndihmojnë vendin e tyre në konkurrime të tjera, por vështirë që të munden të luajnë në Ukrainë.

Sfidanti.al