Lebroni si Majkëll Xhordani, arrin pasurinë 1 miliardë USD!

I pari sportist në histori që ia kishte dalë, kishte qenë pikërisht ai që ende konsiderohet si ylli më i madh i NBA-së për të gjitha kohët. Majkëll Xhordani u bë i pari njeri i sportit që arriti nivelin e pasurisë personale në 1 miliardë USD, dhe i vetmi që kishte logjikë për ta arritur ishte ai që pretendonta zëvendësojë në statusin e më të mirit. Lebron Xhejmsi e hodhi edhe ai këtë hap duke “vlejtur” 1 miliardë USD, dhe kjo më shumë nga investimet sesa nga fitimet nga kontrata me Lejkërsat, që arrijnë në 41 milionë USD, më pak sesa Stef Kërri i Golden Stejtit që arriti në 45 milionë. Lebroni ka një avantazh ndaj Xhordanit, pasi ky i fundit u bë miliarder në moshën 48-vjeçare, kurse Xhejmsi është 37.

Sfidanti.al