Përse duhej pritur finalja e Championsit për të arritur rinovimin me Modriçin?!

Mediat madrilene e theksuan me forcë dhe me shumë kënaqësi. “Reali fitoi një tjetër trofe sepse ka akord total me Modriçin për të rinovuar edhe për sezonin e ardhshëm”, – shkruajti “Marka”. Mesfushori 35-vjeçar kroat do të luajë edhe në 2022-2023 në “Santiago Bernabeu” me synim për të fituar një tjetër titull dhe pse jo, Championsin e gjashtë për të barazuar legjendën Fransisko Hento (Gento). Kontrata e Modriçit përfundonte pas pak ditësh dhe duket si një lloj “loje” apo “filmi” që presidenti Perez dhe kroati i lënë gjërat për “minutën e fundit”. Gjithsesi, rëndësi ka përfundimi i lumtur.

Sfidanti.al