Ronaldinjo e ka vendosur se cilin ekip do të mbështesë në finalen e sotme

Për vete ka qenë një legjendë në fushë dhe e ka fituar Championsin në 2006 me Barcelonën. Nuk ka marrë aq shumë trofe me klubet sa do të kishte merituar, por gjithsesi Ronaldinjo mbetet një nga yjet më të shkëlqyer të futbollit botëror dhe pyetet në prag të finales së sotme të Parisit se për kë i rreh zemra. Me një qeshje dinake, braziliani nuk e pati të vështirë të gjente përgjigjen: “Liverpulin”. E si mund të ishte ndryshe për një ish-lojtar të Barcelonës, që ka luajtur kaq shumë El Klasiko ndaj Realit të Madridit, dhe që ka veshur edhe fanelën e Paris SG, një ekip që “merengesit” e eliminuan këtë sezon në raundin e dytë. “Një finale e madhe, – thotë Ronaldinjo, – ku përballë janë Benzema dhe Salah, që të dy sulmues të mëdhenj dhe që e meritojnë fitoren”.

Sfidanti.al