Natyrisht që është me fat (dhe e meriton) që mban postin e presidentit të një klubi si Reali I Madridit. “Mbretërorët” spanjollë janë një klub që I ngjan disi atyre në Europën e dikurshme Lindore, pasi ka edhe basketboll përveç futbollit, dhe Florentino Perezi ka provuar suksese e kënaqësi të mëdha në detyrë. Gjithsesi, ka edhe kohë të vështira dhe e shtuna e 21 majit 2022 do të mbahet mend si një nga më të zezat. Fillimisht, Perezi mori lajmin e keq se Kilian Mbape vendosi të rinovonte me Paris SG, duke refuzuar Realin, ndërsa prej 2 vjetësh ishte krijuar legjenda e një Mbapeje madrilen. Si të mos mjaftonte kjo, erdhi disfata (për hir të së vërtetës, minimale) ndaj Anadolu Efesit në finalen e Euroligës për meshkuj. Dy katastrofa në një mbrëmje ishin shumë edhe për një njeri me përvojë si Perezi, që u duk shumë I mërzitur në tribunën kryesore të Arenës së Beogradit, gjatë finales europiane të koshit.
Sfidanti.al