Barcelona ndillet nga Ohëri, shkollë futbolli buzë liqenit

Klubi gjigant spanjoll, Barcelona, po shqyrton mundësinë e hapjes së një shkolle futbolli në qendrën turistike më kryesore të Maqedonisë, Ohër. Drejtori për zhvillimin e projekteve ndërkombëtarë të shkollës së futbollit të Barcelonës, Inaki Gonzalo, qëndroi ditët e fundit në Ohër, ku pa kapacitetet e infrastrukturën përkatëse ekzistuese dhe shqyrtoi mundësitë për investime suplementare që do të krijonin kushtet e duhur që një nga klubet evropianë më të mirë të hapë një shkollë futbolli në këtë qytet bregliqenor maqedonas.

Gonzalo u takua edhe me kryetarin e Komunës së Ohrit, të cilit ai i vuri në dukje se Barcelona ka dëshirë që të ketë një bazë të veten të futbollit për kategoritë më të reja, këtu, në breg të liqenit të Ohrit, me të gjithë kushtet e duhur dhe që do të kompletohet nga akademia e futbollit të Barcelonës, ndërkohë që, atje, do të mund të organizohen kampe verorë e dimërorë futbolli.

Sfidanti.al