Një futbollist është gjithnjë pjesë e skuadrës, i tillë është ky sport kolektiv, por ka nga ata që i harrojnë të tjerët. Mohamed Salah u bë shembulli i radhës, pasi këtë gjë e kanë bërë për vite Kristiano Ronaldo, Zllatan Ibrahimoviç apo edhe Zhoze Murinjo mes trajnerëve. Ylli egjiptian i Liverpulit e deklaroi veten si më të mirin në rolin e tij (si sulmues) jo vetëm në ekipin e tij, por edhe në të gjithë botën. “Nëse më krahason me cilindo lojtar në pozicionin tim, – tha ai për Bein Sportsin, – jo vetëm në ekipin tim, por edhe në gjithë botën, unë jam më i miri. Unë gjithnjë përqëndrohem tek puna, jap maksimumin dhe statistikat janë prova më e mirë e fjalëve të mia”. Nuk dihet se çfarë do të mendojnë shokët e tij të sulmit tek Liverpulit, Mane, Zhota dhe Diaz, apo edhe trajneri Jurgen Klop.
Sfidanti.al