Halandi vendos këtë javë për Sitin, Dortmundi synon Adejemin!

“Telenovelës” së radhës po i vjen fundi. Pavarësisht se agjenti i tij, i ndjeri Mino Raiola, nuk është më, jeta do të vazhdojë përpara për Erling Halandin. Po kështu edhe karriera. Dortmundi pranon se këtë javë pritet të ketë qartësi për të ardhmen e yllit 21-vjeçar nga Norvegjia, që ka shënuar 28 gola në 29 ndeshje këtë sezon për ekipin e Bundesligës. Kështu thotë drejtori teknik, Sebastian Kehl, që thekson edhe se Borusia do të kërkojë të marrë sulmuesin e Salcburgut, Karim Adejemi. Për Halandin pritet të paguhen 75 milionë euro dhe Mançester Siti është favorit, ndonëse besohet se edhe Bajerni, Reali apo Paris SG do të përpiqen për ta marrë. Nga ana tjetër, nuk dihet se çfarë do të bëhet me Adejemin, pasi edhe Bajerni ka ambicie për të, dhe padyshim Lajpcigu që ka të njëjtin pronar me Salcburgun.

Sfidanti.al