Kristjan Asllani: E bukur të luash në Serinë A, të shënosh dhe të mbijetosh!

Etrit Berisha nuk është shqiptari i vetëm hero i momentit në Serinë A. Lavdërimet janë të mëdha për Kristjan Asllanin që cilësohet ylli i ri, një zbulim i sezonit. Pas golit ndaj Interit, mesfushori 20-vjeçar foli për televizionin e klubit të tij, Empolit. “Bëmë një gjysmë ore të pabesueshme, – tha Asllani, – por, pastaj u kthye në lojë ekipi më i fortë i kampionatit. Ne bëmë gjithçka dhe provuam në çdo mënyrë, edhe duke sulmuar, edhe duke u mbrojtur. Jam i kënaqur për golin dhe për lojën. Kam 13 vjet që luaj me këtë fanelë. Të arrish në Serinë A, të shënosh gol dhe të mbijetosh është diçka shumë e bukur”. Pritet që Asllani të kalojë shpejt në një ekip të madh në Serinë A.