Ka dy lloje ndeshjesh të tilla, njëra e fituar pas një sezoni të gjatë, dhe një tjetër që është thjesht një ndeshje mes fituesve të dy trofeve europianë. Zhoze Murinjo i ka provuar që të dyja dhe fatin e ka pasur krejt të ndryshëm. Në finalet e vërteta europiane, në Champions, Kupën UEFA dhe më pas Ligën e Europës, trajneri i madh portugez ka fituar gjithmonë, plot 4 trofe: 2 Champions, 1 Kupë UEFA, 1 Ligë të Europës. Të shohim sesi do të jetë në finalen e pestë, atë të Ligës së Konferencës në Tiranë në 25 maj. Gjithsesi, ku vjen puna për finalen me një ndeshje, Murinjo nuk ka pasur fat. Flasim tri herë për finalet e Superkupës së Europës ku është mundur në 2003 nga Milani duke qenë trajner i Portos, në 2013 kur Çelsi i tij u mund pas penalltive nga Bajerni i Guardiolës dhe në 2017, kur Mançester Junajtidi humbi përballë Realit të Madridit të Zidanit.
Finalet e Murinjos
2003, Porto-Sëlltik 4-3, Kupa UEFA
2004, Porto-Monako 3-0, Champions
2010, Inter-Bajern 2-0, Champions
2017, Mançester Junajtid-Ajaks 2-0, Liga e Europës
2022, Roma-Fejënord, Liga e Konferencës
2003, Milan-Porto 1-0, Superkupa e Europës
2013, Bajern-Çelsi 2-2 (5-4), Superkupa e Europës
2017, Real Madrid-Mançester Junajtid 2-1, Superkupa e Europës
Sfidanti.al