Janë dy skuadra që nuk e kanë fituar dot kampionatin, por që kanë qenë në pozicion të tillë që mund t’ia kishin dalë. Feniksi dhe Majemi janë dy ekipe me shumë përvojë dhe potencial në NBA, siç e kanë treguar 3 sezonet e fundit. Majemi arriti finalen në 2022 dhe humbi përballë Lejkërsave të Lebron Xhejmsit. Pavarësisht disfatës, u fitua përvojë dhe vetëbesim, dhe nuk është rastësi që skuadra nga Florida e mbylli në vend të parë sezonin e rregullt në Konferencën Lindore, edhe pse pati rivalë të mëdhenj si Miluoki, Filadelfia, Bostoni apo Bruklini. Yje si Herro, Adebajo apo Batlet janë një garanci, siç e treguan në ndeshjen e dytë të plej ofit mes tyre (119-103). Feniksi është një histori pak më e re. Skuadra nga Arizona ishte vjet në një finale të zjarrtë ndaj Miluokit duke u dorëzuar vetëm në fund dhe lojtarë si Buker apo Pol garantojnë spektalë dhe mentalitet fitues. Edhe Feniksi doli në vend të parë në sezonin e rregullt në Konferencën e vet, në Perëndim, duke lënë pas Memfisin, Golden Stejtin, Memfisin, Juta Xhazin, Dallasin apo Denverin. Suksesi ndaj Dallasit për rezultatin 2-0 ishte 129-109 me shkëputjen që ndodhi në fund.
Sfidanti.al