Nuk u ndodhi aq keq sa në Stamboll në vitin 2000, kur tifozë të Lids Junajtidit humbën jetën përpara gjysmëfinales së ekipit të tyre në Kupën UEFA ndaj Gallatasarajit vendas. Gjithsesi, ngjarja ishte e rëndë dhe e përgjakshme, kur disa tifozë të Uest Hemit u sulmuan nga ultras të Ajntrahtit në Frankfurt përpara ndeshjes gjithashtu gjysmëfinale në Ligën e Europës. Ultrasit e Uest Hemit kanë qenë të njohur në të gjithë Anglisë si ndër më të rrezikshmit, por ata që u sulmuan në një bar në Frankfurt mesa duket nuk ishin ndër “të fortët”. Raportimi është se dy furgonë me tifozë ultras të Ajntrahtit u shfaqën si “rrufe në qiell të pastër” në bar duke thyer gota e xhama, dhe duke sulmuar dy tifozë londinezë të cilët pësuan gjakderdhje. Pati, madje, edhe sulme ndaj studentëve kroatë në qytet, thjesht për faktin se ata ishin të huaj, të paktën siç raportojnë mediat. Ja pra që ndodh të sulmohen edhe tifozët anglezë, ndërsa ultrasit nga ishulli janë famëkeqë për huliganizmin e tyre.
Sfidanti.al