Statistikat flasin qartë dhe mundësia është tepër e vogël, aq më tepër për diferencën që u pa në fushë. Vijarreali, edhe pse në raundet e kaluara eliminoi gjigandë si Juventusin dhe Bajernin, sërish duket se do ta ketë tepër të vështirë të përmbysë humbjen 0-2 të pësuar në “Anfild” ndaj Liverpulit. Kur një ekip humb 0-2 jashtë fushe ndeshjen e parë gjysmëfinale në këtë konkurrim, ai kalon në finale në 7 raste, dhe eliminohet në vetëm dy. Këtë e ka bërë vetëm Hamburgu në 1980 ndaj Realit të Madridit, pas humbjes 0-2 në “Bernabeu”, fitoi 5-1 në Gjermani. E ka bërë edhe Roma në 1984 ndaj Dandi Junajtidit, me humbjen 0-2 në Skoci dhe fitoren 3-0 në stadiumin “Olimpiko”. Për të mërzitur edhe më shumë Vijarrealin, vlejnë statistikat e Liverpulit që është kualifikuar në të 8-të përballjet europiane me eliminim direkt pas fitores 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë.
Sfidanti.al