E përditshmja spanjolle do të kishte dashur të kishte shkruar se Reali meriton të cilësohet i tillë, por realiteti është kokëfortë. Në mos Mançester Siti, është Liverpuli ekipi anglez që po habit kontinentin e vjetër. Fitorja 2-0 ndaj Vijarrealit ishte demonstrim i një epërsie të frikshme, të arritur kaq lehtë, dhe spanjollët shpëtuan vetëm sepse u mbrojtjën me 9 apo 10 vetë. “Jurgen Klopi ia doli përsëri, – shkruan “Marka”, – tekniku gjerman e ka bërë Liverpulin një makinë të përsosur, së cilës Vijarreali i rezistoi si mundi në pjesën e parë, por nuk përballoi dot agresionin e vazhdueshëm të anglezëve që janë sot ekipi më i mirë i Europës. Liverpuli është një “rul shtypës” plot me lojtarë të talentuar, të drejtuar nga trajneri më i mirë i botës. Me një këmbë e gjysmë në finale, favoriti i madh për të fituar Championsin”.
Sfidanti.al