Klaus Gjasula po “troket” përsëri në “portën” e Bundesligës!

Ka qenë edhe më parë aty dhe dëshiron të jetë përsëri. Klaus Gjasula ka shanse që të shijojë përsëri futbollin e Bundesligës, ku ishte një luftëtar i madh me Paderbornin dhe një rekordmen i kartonëve të verdhë. Këtë sezon, në radhët e Darmshtatit, mesfushori i kombëtares shpreson të ngjitet për herë të dytë në elitën gjernane, të shënojë gola dhe të udhëheqë shokët ndaj më të mirëve si Bajerni apo Dortmundi. Darmshtati u ngjit në vendin e tretë me fitoren e arritur javën e fundit, 2-1 në fushën e Sankt Paulit në Hamburg, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë me humbje ndaj Shalkes apo Hamburgut. Në atë ndeshje, Gjasula pësoi dëmtim në sy nga një shok i skuadrës, dhe nuk ngurroi të bënte shaka në rrjetet sociale.

“Sot ishte sikur po luanim si Atletiko e Madridit, – shkruajti shqiptari me shaka, – faleminderit për çarjen Tobias Kempe!” Mesfushori 33-vjeçar ka qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të mirë të Darmshtatit, duke marrë notën 3, ndër më të lartat të paktën në repartin e tij. Gjasula ka shënuar gol dhe ka shërbyer dy asistë, por sidomos ka ndihmuar me lojën e fortë për të ndalur sulmet e kundërshtarëve. Rikthimi i tij në Bundesligë do të ndihmonte edhe kombëtaren shqiptare, e cila ka nevojë për futbollistë që luajnë në nivelet më të larta europiane.

Sfidanti.al