Mund të ndodhë edhe kështu, padyshim që është më normale të ndodhë për një 20-vjeçar, edhe në një sezon të shkëlqyer. Armando Broja u vlerësua si më i dobëti lojtar në fushë për Sauthemptonin në humbjen 0-2 në fushën e Bërnlit. Sulmuesi shqiptar mori notën 6.2 nga 10 të mundshme, duke qenë barabar me Jan Valerin. Mediat angleze u shprehën të habitura se përse lojtari i huazuar nga Çelsi nuk arriti të “ndizej” për 90 minuta, e ndoshta u godit edhe nga loja e dobët e “Shenjtorëve”. i izoluar për shumicën e kohës, Broja pati vetëm 29 prekje të topit gjatë gjithë ndeshjes, humbi 9 nga 11 duelet dhe e humbi topin 12 herë. Këto gjëra i kanë ndodhur në të kaluarën dhe mori kritika nga trajneri i Sauthemptonit, Hazenhytl dhe nga ai i Shqipërisë, Edi Reja. Shpresohet që 20-vjeçari të reagojë në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë, në orën 15:00 në fushën e Brajtonit.
Sfidanti.al